8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi: Udhëtimi ynë për të realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve tanë, është ende në fillim

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë mbrëmë në Marinë të Skenderajt, ku me një gala koncert u shënua 25 vjetori i çlirimit, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Teksa u mblodhëm për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në vendin ku prehen përjetësisht më të merituarit e lirisë tonë – dëshmorët tanë, emocionet ishin të shumta.

“Simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mes të skenës së ngritur me shije dhe elegancë, bënte që secili zë që ngjitej aty – të dukej sikur vinte nga vetë shpirti i kombit tonë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

 

Mbrëmë, mes bukurisë së qetë të Marinës së Skenderajt, historia jonë e lavdishme dhe ëndrrat e së ardhmes u bënë bashkë në një simfoni nderimi, kujtimi dhe feste.

Teksa u mblodhëm për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në vendin ku prehen përjetësisht më të merituarit e lirisë tonë – dëshmorët tanë, emocionet ishin të shumta.

Simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mes të skenës së ngritur me shije dhe elegancë, bënte që secili zë që ngjitej aty – të dukej sikur vinte nga vetë shpirti i kombit tonë.

Nga meloditë emocionuese e deri te interpretimet që preknin zemrën, çdo moment ishte i mbushur me thelbin e rrugëtimit tonë kolektiv.

Nuk kishin si të mungonin, megjithëse padrejtësisht të zbrazëta, karriget e rezervuara pranë bashkëshorteve të tyre, për heronjët tanë të luftës dhe paqes – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në atë hapësirë të shenjtë, mbrëmë kumboi refreni i përjetshëm i lirisë, një dëshmi e guximit dhe shpirtit të paepur njerëzor që nuk njeh kufi.

Derisa i dhamë lamtumirën natës, ishte mëse e natyrshme t’ia rikujtojmë vetes se e kemi për obligim që të mbartim pishtarin e lirisë të ndezur në zemrat tona, të vetëdijshëm se udhëtimi ynë është larg përfundimit.

Në fakt, udhëtimi ynë për të realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve tanë, është ende në fillim.

Faleminderit organizatorëve, posaçërisht mikut tonë amerikan, Benito Mares, për këtë koncert të mrekullueshëm.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!🌹

https://www.facebook.com/share/p/dopCcRkffo113af5/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit