2.1 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Krasniqi: Po të kishim lidership të vërtetë, zgjidhja do të mund bëhej duke ua imponuar iniciativën tonë edhe të huajve

Në një reagim në Facebook, Profesori Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për situatën aktuale në të cilën ndodhët Kosova, duke kritikuar mungesën e lidershipit në vend. Sipas tij, kjo mungesë e lidershipit është arsyeja kryesore pse Kosova ka probleme në arenën ndërkombëtare dhe brenda vendit.

“Po të kishim lidership të vërtetë qeverisës dhe politikë mirëfilli shtetërore, zgjidhja do të mund bëhej me disa poteza, duke ua imponuar iniciativën tonë edhe të huajve. Ja si do të duhej të lëvizej drejt zgjidhjes së problemeve konkrete!” – ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

Ai ka propozuar një sërë veprimesh konkrete për të dalë nga kjo gjendje, duke filluar nga dorëheqja e kryetarëve të komunave në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna.

Po ashtu, Profesori Krasniqi propozon dërgimin e menjëhershëm të Draft-Statutit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, në pako me “rregullimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë me një Marrëveshje Themeltare (Temeljni ugovor) të qeverisë së Kosovës me KOS (jo me qeverinë e Serbisë.)”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit