11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Basha: Kosova nuk do të shkruajë Asociacion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se Kosova nuk do të hartoj një version të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton teve1.info

Bashka tha se Asociacioni nuk është marrëveshja për normalizim me Serbinë të cilën po e kërkon Kosova, andaj shtoi se një gjë të tillë nuk do ta bëjë.

Basha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se kjo ndodh pasi presidenti serb Vuçiq është demaskuar kur ka kërkuar që disa pika të marrëveshjes me Serbinë të zbatohen e disa jo.

“Për neve, ne po themi po i zbatomë të gjitha marrëveshjet, kryeministri Kurti ka qenë me tre krerë të BE-së në një takim. Aty është thënë që është shumë me rëndësi me ec përpara për shkak se edhe Vuçiqi mundet me vazhdu me hapa nëse ju e gjeni njëfarë kompromisi me njëfarë zgjedhje ku Serbia e formon një Asociacion që nuk bie ne kundërshtim me Kushtetutën. Kurti ka pyetur: A është urgjente që me ec brenda ditës menjëherë? Kur ka hy Vuçiqi në dhomë ka thënë jo unë nuk mundem, dhe aty ka rënë gjithçka në ujë, këtë veprim të kryeministrit duhet me e kuptua në vendin ku ka ndodh. Por duhet me qenë njëfarë sekuencimi i zbatimit, Serbia ka thënë jo, dhe është demasku që nuk do asnjë marrëveshje. Nuk do ta shkruajmë (Asociacionin) sepse nuk është Asociaioconi marrëveshja që ne e kemi për stabilizim me Serbinë. Është demasku Vuçiqi ku ka insistua me bë të gjitha pikat e marrëveshjes edhe mungesa e respektimit të gjysmës së pikave e edhe zbatimi i Asociacionit ka bërë me pa që Serbia nuk është e interesuar që ne ta zbatojë marrëveshjen”, tha Basha.

Basha ka folur edhe për mospjesëmarrjen e krerëve shtetëror në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ka thënë se nuk është matje e duhur ajo për marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Ndërsa, sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës, Basha ka thënë se nëse mbyllja e lokaleve ilegale të kriptovalutave në veri, mbyllja e rrugëve ilegale dhe shkatërrimi i bandave kriminale në veri ndërlidhet me masa ndëshkuese, thotë se e pranon që Kosova është ndëshkuar.

“Këtu unë pranoj, po Kosova ka marrë masa por unë mendoj që janë të padrejta sepse Kosova nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit. Nëse lufta e kriptovalutave, mbyllja e rrugëve ilegale na sjell të mira Kosovës do të përkthehet edhe në votë, por për mua ka rëndësi që këtë çështjen e sigurisë që ndërlidhet me ShBA që ndërlidhet me çështjen e Vuçiqit hezitoj me pranu. Këtu unë pranoj, po Kosova ka marrë masa por unë mendoj që janë të padrejta sepse Kosova nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit. Nëse ne mendojmë që kemi të drejte ..qytetarët shohin që kjo nuk ka ndikuar në raportet, kurrë s’kemi pas vizita më shumë të ndërkombëtarëve”, është shprehur Basha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit