28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Krasniqi: Përkushtimi i Shqipes për fuqizimin e grave në sport ishte më shumë sesa punë për të

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-sportistes, profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Duke vlerësuar kontributin e saj, Krasniqj tha se “Përkushtimi i saj për ngritjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sport, e veçanërisht në sportin e hendbollit, ishte më shumë sesa punë për të: ishte thirrje – ishte mision.”

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-sportistes dhe punëtores së madhe sportive, mikes dhe profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Gjatë një jete përplot vullnet, suksese e kontribut të jashtëzakonshëm në sport, Shqipja edukoi dhe inspiroi studentë, sportistë e profesionistë të shumtë në frymën sportive.

Kisha nderin që për një periudhë të punojmë bashkë në shërbim të fuqizimit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Përkushtimi i saj për ngritjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sport, e veçanërisht në sportin e hendbollit, ishte më shumë sesa punë për të: ishte thirrje – ishte mision.

Pa dyshim, ikja saj e hershme nga kjo botë është një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin sportiv të vendit tonë.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve, si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Prehu në paqe, Shqipe!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit