Dardan Krasniqi nga Aleanca ka kritikuar Qeverinë për reagimin ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Ai e quajti terrenin politik në Kosovë tejet të kontaminuar, dhe u kthye te Qeveria duke thënë se është e pakuptimtë heshtja e saj.
“Ne si gjeneratë kemi rrugëtuar padrejtësisht për shkak të egove të politikanëve, për shkak të me thënë kështu pak ndoshta vrazhdë – pafytyrësisë së tyre, ne jemi ndarë, në toskë e gegë, në të majtë e të djathtë, në periudha kur është dashtë me kanë bashkë”, tha Krasniqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Terreni jonë në politikë fatkeqësisht është shumë i kontaminuar edhe nuk unë nuk do të doja me e kthyer edhe rrëfimin, edhe vëmendjen për këtë situatë”.
“Po kjo nuk ka filluar rastësisht. Pra, ne e dimë, jemi këtu. Kjo qeverisje e cila ka ardhur krejt me diçka tjetër po përfundon me diçka tjetër – është shumë e pakuptimtë heshtja, shumë i pakuptimtë reagimi”.
“Jo përveç kësaj që ne reagojmë si qoftë edhe si oponent politik, por si qytetar unë jam shumë i brengosur. Pra, cili është kuptimi dhe roli i kryeministrit? Cili është kuptimi dhe roli i shtetit? Cili është kuptimi dhe roli i ministrit? Cili do të ishte kuptimi i Kuvendit? Pra, neve në këtë fazë po na shkunden themelet e shtetit”.






