24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Krasniqi pasi hyri në listën e zezë të ShBA-së: Nuk jam dënuar asnjëherë për korrupsion

- Advertisement -

Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka hyrë në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Atij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në korrupsion në rastin e Parkut Industrial në Drenas.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vet Krasniqi.

Krasniqi thotë se në Kosovë nuk është dënuar asnjëherë për korrupsion, madje edhe në gjykimet nga ana e EULEX-it, ka rezultuar i pafajshëm.

“Unë edhe mund të jem i papërshtatshëm për Amerikën për të cilën gëzoj shumë respekt. Unë nuk e di arsyen për shkak se rasti është i vitit 2005, e që është rast i gjykuar. Çuditërisht unë kam nënshkruar kontrata me kompaninë prestigjioze amerikane Bechtel në vitin 2010 dhe 2014 për dy autostrada, duke pasur relacione shumë korrekte dhe profesionale me ta”, ka shtuar ai.

Ky është reagimi i plotë i Nexhat Krasniqit:

Unë edhe mund të jem i papërshtatshëm për Amerikën për të cilën gëzoj shumë respekt. Unë nuk e di arsyen për shkak se rasti është i vitit 2005, e që është rast i gjykuar. Çuditërisht unë kam nënshkruar kontrata me kompaninë prestigjioze amerikane Bechtel në vitin 2010 dhe 2014 për dy autostrada, duke pasur relacione shumë korrekte dhe profesionale me ta.

Ndoshta në media e nga pseudo-gazetar të ndryshëm jam dënu për korrupsion edhe për marrje ryshfeti..

Ndoshta nga politikanë të ndryshëm jam dënu për korrupsion edhe për marrje ryshfeti.

Çka është fakt, e për të cilin mundeni me verifiku në krejt institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës edhe ato ndërkombëtare, është kjo:

Në Republikën e Kosovës, ku jetoj e punoj prej kur kam lind, KURR në jetë nuk jam dënu për korrupsion e as për marrje rryshfeti…. Jam hetu, jam vezhgu e jam akuzu nga prokuror Amerikan, nga prokuror ndërkombëtar të Eulexit, nga prokuror Shqiptar të të gjitha prokurorive… Jam gjyku e ri-gjyku nga gjykatës Amerikan, nga gjykatës ndërkombëtar te Eulexit, nga gjykates Shqiptarë të të gjitha gjykatave.

KURR KURR KURR asnjëherë nuk jam dënu as për korrupsion e as për marrje të ryshfetit…

Sa i përket rastit te vitit 2005 për të cilin po thuhet se paskam keqpërdorur pozitën time publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e Ndërtimit të Parkut Industrial në Komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni, që të kuptohet saktë nga të gjithë po e publikoj Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Eulexit për këtë rast .

Kurr mos u ndalni duke folur e duke shkruar zi e terr për mua, natyrisht pa asnjë fakt, veç mundohuni të paktën nganjëherë t’a bëni punën e gazetarit me etikë e profesonalizëm.

Faleminderit!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit