Sport

Krasniqi pas fitores ndaj: Ishte një emocion i madh duke e pasur përsysh rëndësinë e ndeshjes

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Kosova ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.

Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.

“Ishte një emocion i madh duke e pasur përsysh rëndësinë e ndeshjes. Ekipi kur fiton ndjehesh mirë. Sonte nuk kishte shikues për shkak të shiut. I falënderojmë pasi nuk kanë përkrahur sigurisht nga shtëpia”, tha Ilir Krasniqi pas ndeshjes për Art Motion.

“Paraqitej et me Kosovën më bëjnë që të shkoj në një hap tjetër. Shpresoj se do të shkoj në Evropë”, tha mbrojtësi i Llapit.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.

Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.