Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka bërë një analizë për fushatën e Vetëvendosjes gjatë këtyre shtatë ditëve.
Ai ka thënë se VV-ja ka shpërndarë shtesa financiare prej 70 milionë eurove si përpjekje për blerje votash.
Sipas tij, VV-ja ka bërë thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;
Shkeljet e tjera të VV-së, sipas Krasniqit;
Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;
Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publik;
Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;
Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;
Nënshkrimi i kontratave të punës në KEK shoqërohet me marrjen e kartelës së anëtarësimit në parti;
Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla.
Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!