Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se Jeta Zymberi- Selmani i është bashkuar PDK’së si kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Jam i lumtur t’i uroj mirëseardhje si kandidate për deputete në ekipin tonë, Jeta Zymberi – Selmanit, një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social. Përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht, duke u shpallur Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: