Xhavit Haziri, ashtu sikur shumë bashkëveprimtarë të tij, ishte pjesë e atij brezi të heronjve që përgatitën, udhëhoqën dhe morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në 26 vjetorin e zhdukjes së tij nga regjimi gjenocidal serb, bashkë me gruan e tij, Remzijen, dy djemtë, Çlirimin e Shqiprimin, por edhe me Krenën e Xhavitin e ri, të lindur në Kosovën e lirë, nderuan kujtimin për bashkëshortin, babain, gjyshin dhe atdhetarin e paepur.
Krasniqi ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryte të sakrificës sublime të patriotëve të shquar të popullit tonë.
Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/kSJAGR3g4dnWJQfD/?mibextid=oFDknk