14.4 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Krasniqi: Mosdorëheqja e Kurtit është në kundërshtim me Kushtetutën

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pasi që nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.

Ai ka thënë se kjo parti s’mund të votojë këtë raport i cili është kundërkushtetues.

 

‘‘Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta votojë një raport, i cili është në kundërshtim me kushtetutën.  Nëse do të ndodhë ajo që është kërkuar qysh herët, pra dorëheqja nga pozicionet ekzekutive, atëherë mund të ndryshojë situata.’’, ka thënë ai mes tjerash.

“Nuk  kish pas arsye as nevojë për me ardh deri këtu sikur ta respektonte kryeministri Kurti dhe ish ministrat e tij Kushtetutën e vendit. Na e dimë që kushtetutën se kanë respektuar as në këto katër vite se së paku 10-12 herë i kemi dërgu në Gjykatë Kushtetuese dhe i kemi fituar lëndët, por që ne s’mundemi që vet me votën tonë…”, deklaroi ai para mediave.

Të ngjashme

Të fundit