Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me nderimin e kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq pasi u nda nga jeta. Konjufca e ka cilësuar veprimin e Beogradit zyrtar si një akt të turpit të thellë moral dhe politik.
Ai shkruan se vendimi i Serbisë për të nderuar një figurë, krimet e të cilit u cilësuan nga gjykata ndërkombëtare si ndër më të urryerat për njerëzimin, dëshmon një vazhdimësi të thellë politike me regjimin e viteve ’90.
Sipas tij për Republikën e Kosovës ky nuk është një debat abstrakt historik, pasi populli i Kosovës mbart ende kujtimin e masakrave, dëbimeve masive dhe dhunës sistematike të kryer nga forcat serbe.
Ai hodhi poshtë çdo përpjekje për të transformuar krimet e vërtetuara me gjyq në çështje interpretimi kombëtar.
Konjufca shprehu solidaritetin e plotë me popullin boshnjak, viktimat dhe të mbijetuarit e Srebrenicës, të cilët theksoi se ata nuk mund të pajtohen kurrë me lavdinë e atyre që janë përgjegjës për to.






