Abdixhiku reagon ndaj zhvillimeve në LDK: LDK-ja njihet ndryshe!

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si përplasje për interesa të brendshme partiake.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja, sipas tij, është identifikuar historikisht me një qasje tjetër politike.

“LDK-ja njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”, ka deklaruar ai.

Në fund, Abdixhiku ka shtuar: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur”!

 

Të ngjashme

Të fundit