Krasniqi: Kurti pati “rrëshqitje frojdiane”, mbrojtjen e UÇK-së po e përdor si mjet transaksional për përfitime elektorale

- Advertisement -

johësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka reaguar ashpër pas konferencës për shtyp të kryeministrit Albin Kurti, duke vlerësuar se deklaratat e kreut të qeverisë shpërfaqën një “rrëshqitje frojdiane”, e cila dëshmoi se procesi ndaj luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po shikohet thjesht përmes prizmit të rivalitetit partiak.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi theksoi se argumentimi i Kurtit për të mos e votuar ligjin pa u zgjedhur paraprakisht presidenti tregon kalkulimin e ngushtë politik të kryeministrit.

“Ai tha se nuk mund ta votojë projektligjin pa u votuar presidenti, sepse, nëse shkohet në zgjedhje, do të ketë rivalitete të ashpra dhe më pas nuk mund të pritet që qeveria e tij ta zbatojë atë ligj”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, kjo qasje vë në pah faktin se Kurti nuk e trajton mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një përgjegjësi themelore shtetërore e kombëtare. Krasniqi rikujton se, si bartës i pushtetit ekzekutiv, kryeministri e ka për detyrë të angazhohet që Gjykata Speciale të kthehet në binarët për të cilët është themeluar, e jo ta kushtëzojë atë me procese të tjera.

Në përfundim, Krasniqi ka konstatuar se kreu i ekzekutivit e ka degraduar këtë temë madhore në një instrument shkëmbimi politik:

“Këtë çështje e ka kthyer në një mjet transaksional, duke e përdorur për beteja të brendshme elektorale dhe për përfitime të rastit”, ka theksuar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit