-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Krasniqi kujton anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar: Arritje e veçantë dhe më e dashura

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ditën e tij të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku Kosova ishte anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar me të drejta të plota.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se ky moment përjetësisht i mbetet si arritje e veçante dhe suksesi më i dashur në karrierën e tij.

“Sot, dhjetë vjet më parë, në ditën time të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizova një ëndërr që më kishte udhëhequr gjatë gjithë misionit tim në këtë detyrë: anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time”, ka shkruar Krasniqi.

“Sigurisht, ky qëllim i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e miqve të mi të përkushtuar në sport: Besim Hasanit, Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe gjithë punonjësve e gazetarëve sportiv, të cilët me përkushtim të pashoq kontribuan për këtë ditë historike. Ndërkaq, sonte, edhe me praninë e miqve ndërkombëtarë, po shënojmë dekadën e parë të një rrugëtimi të mrekullueshëm. Respekt të thellë të gjithë brezave që kurrë nuk u dorëzuan në rrugën drejt ditëve të bardha të sportit të Kosovës!”, shkroi Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit