Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë të dalin në zyret e tyre edhe të hënën.
“Ata e kanë filluar punën e tyre në objektet e komunës dhe do të vazhdojnë të punojnë prej objekteve të komunës”, ka deklaruar Krasniqi.
I pyetur lidhur me reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe nëse Qeveria Kurti do të tërhiqet, Krasniqi ka thënë se ata s’janë kryetarë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve.
“Krejt çka mund të them në këtë moment, është që ky është proces demokratik. Ata kryetarë nuk janë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve në një proces të pranum ligjor dhe kushtetues dhe kjo është e rëndësishme. Ne si MAPL do të fokusohemi në maksimum ti mbështesim kryetarëty në përmbushjen e mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues”, ka thënë Krasniqi për Dukagjinin.