Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnisi në emisionin “Politiko”, ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova, duke thënë se migrimi i të rinjve është plaga kryesore e sotme e shtetit tonë.
“Dy vitet e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, nga Kosova kanë emigruar mbi 120 mijë qytetarë dhe pyetja duhet me u shtru pse kaq shumë në këtë kohë”, tha Krasniqi.
Sipas tij problemi është që tani nuk po ikin vetëm ata që janë të papunë por sot po ikin edhe infermierë e mjek, inxhinierë dhe kjo edhe për shkak të zhgenjimit të tyre nga premtimet e kësaj qeverie. /Gazeta10/