8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Krasniqi e quan lajm të mirë ardhjen e Orav në Kosovë, ndan detaje nga takimi i tyre

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Krasniqi e quan lajm të mirë ardhjen e tij në Kosovë.

“Sot, në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë”.

Kreu i PDK-së, thekson se bashkë diskutuan dhe ndanë pikëpamjet e tyre për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

“Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm. Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, thotë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë.

Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm.

Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit