11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Krasniqi debaton me Kurtin: Kurgjo nuk the, qytetarët po presin përgjigje për tërheqjen e Trustit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Trustit, ku opozita po kërkojnë që të votohet Projektligji për tërheqjen e Trustit.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se këtë propozim e ka dhënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili me profesion është fizioterapeut.

Ai ka thënë se nuk pret që ky Projektligj të votohet, pasi që sipas Kurtit kjo nuk do të kishte kuptim dhe as logjikë dhe do të rrënonte fondin e kursimeve.

Kurtit i ka replikuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka akuzuar kryeministrin se nuk po flet për substancën e debatit, por po mundohet të ndërrojë drejtimin e debatit.

“Kurgjo nuk the. Qytetarët janë duke pritur përgjigje për lejimin e tërheqjes së Trustit, ti ju tregon që po brengosesh për ta pas 35 vjetëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë që nëse Qeveria është kundër tërheqjes së Trustit për ata që kanë më shumë kontribute, atëherë të caktohet një kufi.

“Mund t’i heqim këta që i kanë mbi 20 mijë euro kursime, edhe ti qëndron me idenë tënde anti-kapitaliste”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se nëse ka vullnet të deputetëve, mund të futet amandamenti për tërheqje nga Trusti vetëm për ata deri në 20 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit