Dardan Krasniqi, anëtari i Kryesisë së Aleancës, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar dënimin e Hashim Thaçit.
Krasniqi u shpreh se nuk pret që nga një person që, sipas tij, ka bërë thirrje “Shko Hashim”, të vijë ndonjë përpjekje për të kërkuar kthimin e tij.
“Unë nuk pres prej një njeriu që thotë ‘Shko Hashim’ që bën ndonjë tentativë që thotë ‘Kthehu Hashim’. Besoj me tërë qenien time që z. Kurti nuk e ka as dëshirën minimale që z. Thaçi të kthehet në këtë vend”, deklaroi mes tjerash Krasniqi.






