9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Kraja: Specialja e padrejtë, Ballkani i Hapur projekt i keq për Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në emisionin “Prime”, në RTK, ka folur për shumë çështje që e preokupojnë vendin tonë dhe jo vetëm.

Duke folur për kontekstin e themelimit të Gjykatës Speciale, tha se ajo u ndërtua siç u ndërtua por në esencë është e padrejtë. Kraja tha se kur u themelua nuk u pyet asnjëherë akademia, ndërkaq u kërkua nga ajo që të jap një mendim për zhbërjen e saj. Kraja tha se nuk kanë dashur të bëhen pjesë e këtij debati pasi që nuk është çështje e tyre.

BALLKANI I HAPUR,  I KEQ PËR KOSOVËN

Kraja ishte kritik edhe për iniciativën për Ballkanin e Hapur duke thënë se kjo është një manovër e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit pasi që sipas tij ky projekt s’ka të bëjë me procesin e Berlinit. Kreu i ASHAK-ut tha se Rama nuk duhet shpesh të merret seriozisht sepse është një person shumë mediatik dhe shpesh veprime bën për këtë qëllim.

PSE NUK U SHFUQIZUAN VENDIMET E VITEVE TË 90-ta

Duke folur për çështjen e pronave rreth Manastirit të Deçanit, Kraja tha se tek kjo situatë duhet japin shpjegime profesionistet e fushës, por sipas tij është e pakuptimtë vendimi i kushtetueses për t’i legjitimuar vendimet e gjykatave të kohës së Millosheviqit në vitet e 90-ta. Kraja ishte kritik në këtë aspekt, duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime politike për interesa klanore, individuale e grupore.
 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit