11.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Këshilltari i presidentes, Spahiut: Qëllimet e tij janë tendencioze

- Advertisement -

Këshilltari për Media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar lidhur me një deklaratë të Nexhemdin Spahiut, i cili kishte folur rreth pagës së Presidentes së Kosovës.

Kupina ka thënë se është e pavërtetë se paga e presidentës është sa 40-fishi i pensionit në Kosovë teksa deklaratën e Spahiut e ka quajtur tendencioze dhe dezinformuese.

Tutje, Kupina ka thënë se analogjia e Spahiut është qesharake dhe e nivelit mediokër, ku më pas ai ka folur për pagën që e merr presidentja ku ka thënë se ka disa poste që marrin pagë më të lartë se presidentja e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Postimi i plotë i Kupinës:

“Nexhmedin Spahiu, duke bërë propagandë të qëllimshme, ka deklaruar se Presidentja e vendit ka pagën sa 40-fishi i pensionit në Kosovë, pra ka pretenduar se paga e Presidentes është diku 4 mijë euro. Kjo është e pavërtetë dhe thjeshtë dëshmon qëllimet e tij tendencioze dhe dezinformuese.

Ai ka drejtuar kritika ndaj nivelit të pagës së Presidentes (pagë të cilën nuk e ka caktuar Presidentja Osmani) e në këtë kontekst ka lavdëruar presidentin e Serbisë, i cili sipas tij merr pagë më të ulët.

Si një kontradiktor që është me qëndrime, analogjia le që është qesharake, por e nivelit mediokër. Secila analogji çalon, por kjo e z.Spahiu është e paparë. Thjesht është i pavërtetë pretendimi krahasimor i z.Spahiu. Matematika e tij shpërfaqë paaftësi në përllogaritje dhe në kuptimin e situatës në Ballkan.

Paga që e merr Presidentja është 2700 euro (e jo 4000) dhe kjo e dhënë është publike. Ka dhjetëra persona në pozita të ndryshme publike që marrin pagë më të lartë se Presidentja, si institucioni më i lartë në vend. 

Dihet se Presidentja ka vetëm një burim të ardhurash dhe drejton një institucion, në të cilin paratë e taksapaguesve trajtohen me përgjegjësi maksimale. Në të kundërtën, Vuçiqi mund ta marrë zyrtarisht një pagë të një niveli tjetër, porse mbetet i lidhur me bandat kriminale sikurse edhe nivel të lartë të korrupsionit. Serbia mund të ketë të hyra të shumta, porse i përdor për investime në ushtrinë e saj me armatim nga Rusia, duke e kërcënuar gjithë rajonin.

Z.Spahiu duke qenë se konsiderohet analist, do të duhej t’i dinte dhe të mos i shpërfillte këto fakte.

Duke i krahasuar dy presidentët, ndoshta ka mundësi t’i mësoj matematikat politike bazë, përpara se t’i krahasojë pensionet me veprimet ushtarake, të cilat bien ndesh me NATO-n”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit