KQZ mban mbledhjen e radhës, temë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (14 maj 2026) mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 18:00, në zyrat e këtij institucioni në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se në këtë mbledhje do të trajtohen çështje që lidhen me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas rendit të ditës, mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe do të përfshijë disa pika të rëndësishme. Fillimisht do të shqyrtohen aktivitetet e Zyrës, përfshirë rekomandimin për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 7 qershor 2026.

Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të Sekretariatit të KQZ-së (SKQZ), do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për numrin e votuesve në Qendrën e Votimit në përfaqësinë diplomatike në Frankfurt.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “Të ndryshme”, ku mund të diskutohen çështje të tjera me interes për procesin zgjedhor.

Kjo mbledhje konsiderohet pjesë e hapave konkretë të KQZ-së në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend

Të ngjashme

Të fundit