Bekim Haxhiu i del në përkrahje Sami Lushtakut: Kur një udhëheqës lufte quhet “Sami Serbia”, duhet mendohen pasojat e fjalëve

- Advertisement -

Një përleshje fizike ka ndodhur në Skenderaj, kur kryetari i degës së Vetevendosjes në Skenderaj, Hysni Mehane, ka pësuar lëndime nga një rrahje në një kafene.

Aty raporohet se pjesëmarrës në sulm ka qenë edhe vetë Sami Lushtaku, gjë të cilët ky i fundit ka thënë se ishin qytetarë të Skenderajt, dhe nuk ka implikuar veten.

Bekim Haxhiu i PDK-së i doli në përkrahje Lushtakut.

“Kur vasalët e pushtetit degradojnë deri në atë pikë sa një udhëheqës lufte ta quajnë “Sami Serbia”, atëherë duhet t’i mendojnë mirë pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre,” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Kur vasalët e pushtetit degradojnë deri në atë pikë sa një udhëheqës lufte ta quajnë “Sami Serbia”, atëherë duhet t’i mendojnë mirë pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Sami Lushtaku nuk iu nënshtrua Serbisë. Ai luftoi për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën e popullit tonë për të jetuar i lirë. Prandaj, askush nuk ka të drejtë të njollosë sakrificën e luftëtarëve dhe vlerat për të cilat është derdhur gjak.

Kur shpifja, fyerja, etiketimi dhe përgojimi bëhen mënyrë veprimi, ndërsa institucionet heshtin dhe drejtësia nuk reagon, atëherë përgjegjësinë për pasojat e mbajnë ata që e nxisin dhe e ushqejnë këtë klimë përçarjeje.

Kjo nuk është më politikë, është cenim i dinjitetit dhe i vlerave tona kombëtare.

Kur preket dinjiteti ynë, ne qëndrojmë bashkë.

Të ngjashme

Të fundit