Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Stomatologëve të Kosovës ka hapur procedurën e aplikimit për kryetarin e ri pas zgjedhjeve për anëtar të Kuvendit të mbajtura javën e kaluar, shkruan Gazeta Shneta.
Por për të kandiduar për kryetar kandidatët duhet t’i përmbushin disa kritere. Kriteri më problematik po del të jetë përvoja jo më pak se 10 vjeçare në profesion, si dhe që kandidatët të kenë të publikuara punime shkencore -profesionale, transmeton Scanner.
Po ashtu, pika 1.4 dhe 1.5 ku flitet për integritetin e kandidatit, pothuajse janë të njëjta.
Kurse, Pik1.6 detyron kandidatët që të kenë punime shkencore të publikuara, gjë që disa nga anëtarët janë ankuar se nuk po kandidojnë për pozitë akademike.
Këto kritere për kandidatët për kryetar janë të përcaktuara me rregulloren e OSK-së për zgjedhjen e organeve në Nenin 47.

