Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

- Advertisement -

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku po e ndjekin drejtpërdrejt seancën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në shesh është vendosur një ekran i madh, përmes të cilit qytetarët po përcjellin zhvillimet nga seanca ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Turma shihet e interesuar duke ndjekur me vëmendje transmetimin e seancës, e cila përbën një moment të rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të ngjashme

Të fundit