Kourtney Kardashian ka rrëfyer një incident të sikletshëm që i ndodhi gjatë një udhëtimi me makinë.
Në episodin e ri të reality show-t “The Kardashians”, 47-vjeçarja tregoi se u detyrua të urinonte në sediljen e makinës, pasi nuk arriti të ndalonte në kohë për të shkuar në tualet.
“Piva shtatë çajra të ftohtë gjatë drekës dhe më pas dola në autostradë. Thjesht nuk mund të dilja prej saj për të shkuar në tualet. Kështu që urinova direkt në sedilje”, tregoi ajo.
Ajo shtoi se, pas këtij incidenti, u detyrua të hidhte edhe të brendshmet që kishte veshur.






