Sot më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacinit, Arbërie Nagavci, njoftoi se në koordinim me komunat, janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij viti të ri shkollor.
Nagavci, të shtunën tha se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Sipas saj, për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.
Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.
Por, siç merr vesh Klan Kosova, në një shkollë të kryeqytetit do të protestohet.
Bëhet fjalë për profesorët e gjimnazit “Xhevdet Doda”, të cilët nuk pranojnë të mbajnë mësimin në objektin e Gjimnazit Matematikor.