10.8 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Kosovari po donte të fluturonte në Mazgit, duke vozitur 257km/h – Policia e gjen dhe e dënon ashpër

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka identifikuar një person që po voziste 257km/h.

Ai ka pranuar kundërvajtjen dhe është dënuar ashpër nga Policia, shkruan “Jepi zë”.

Siç njoftohet, ai u dënua me 300 euro dhe iu mor leja për 3 muaj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h. Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me date 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit