17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Selimi: Sfida e vetme për anëtarësimin e Kosovës në KiE mbetet qëndrimi i Parisit dhe i Berlinit

- Advertisement -

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se sfida e vërtetë e Kosovës sa i përket çështjes së anëtarësimit në Këshillin e Evropës mbetet qëndrimi i liderëve të Francës dhe Gjermanisë, bazuar në presionin e këtyre dy vendeve ndaj qeverisë së Kosova për nevojën e hapave të shpejtë në themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësim në KiE.

Sipas Selimit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk janë sfidë për Kosovën në lidhje mundësitë e anëtarësimit në këtë organizatë pavarësisht presionit nga Beogradi te shtetet fqinje.

“Mali i Zi ose Maqedonia e Veriut nuk është sfida e Kosovës te KiE. Që të dyjat janë përkrahëse të Kosovës, pavarësisht ndryshimeve elektorale dhe ndikimeve tentuese nga Beogradi. Sfida e fundit dhe ndoshta e vetmja për Kosovën mbetet qëndrimi i Parisit dhe Berlinit. Jemi dëshmitarë çdo muaj dhe çdo ditë që Qeveria e Kosovës nuk gëzon ndonjë besim tek këta dy aleatë sa i përket normalizimit dhe dialogut. Koalicioni në pushtet në Kosovë e kontrollon qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën dhe nuk ka ndonjë arsyetim për dështim aq eklatant dhe dëmtues, në komunikim me Quint”, tha ai në një përgjigje për Nacionalen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit