KOSOVA VOTON🗳

- Advertisement -

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjitha vendvotime në 38 komunat e Kosovës janë hapur me kohë, në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

_________

Sot, më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në një moment të rëndësishëm për të ardhmen politike të vendit.

Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve, të thirrura pas bllokadës institucionale në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Mbi 2 milionë votues të regjistruar do të kenë mundësinë të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, ndërsa partitë politike e kanë përmbyllur fushatën me thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në votime.

Votimi fillon në orët e mëngjesit dhe konsiderohet vendimtar për formimin e institucioneve të reja dhe tejkalimin e krizës politike që ka shoqëruar vendin gjatë muajve të fundit. /Scanner/

Të ngjashme

Të fundit