10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër në rajon

- Advertisement -

Shkalla e inflacionit në Kosovë, për këtë vit është trefishuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2022 Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon.

Njohësi i ekonomisë, Besnik Avdiaj vlerëson se kjo gjendje është normale për një shtet në zhvillim.

Megjithatë shprehet se problemi në vendin tonë po vazhdon të qëndroi tek struktura ekonomike.

“Mund të them që në plan afatshkurtër, është detyrë e institucioneve të kujdesen që kategoritë me të ardhura më të ulëta në Kosovë  të kenë mundësi që ta përballojnë ngritjen e cmimeve pak më lehtë sepse kategoritë me të ardhura më të larta mund ta përballojnë vet pa ndërhyrje nga shteti”, tha Avdija.

Edhe pse ngritja e cmimeve si fenomen po ndodh në shumë vende të botës, qytetarët shprehen se është e papërballueshme nisur nga të hyrat që ata marrin.

Sipas renditjes së FMN-së pas Kosovës vjen Shqipëria si më e varfëra në rajon, ndërsa Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur. /Tëvë1/

Video: KËTU

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit