Kosova U17 dhe U19 përballen sot me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

- Advertisement -

Dy përfaqësueset e Kosovës, U17 dhe U19, do të zbresin sot në fushë për t’u përballur me Belgjikën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Fillimisht, në aksion do të jetë Kosova U19, e cila do të luajë ndaj Belgjikës në stadiumin “Excelsior Stadium” në Airdrie. Ndeshja nis në orën 12:15.

Ndërkaq, Kosova U17 do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Ivan Laljak-Ivić” në Zaprešić, me fillim nga ora 12:30.

Forca Dardanë!

Të ngjashme

Të fundit