Pas ndeshjes miqësore të djeshme në Pragë, Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës kundër Andorrës.
Në seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë morën pjesë 11 futbollistë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar program rigjenerues në hotel pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.
“Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë”, ka njoftuar FFK-ja.






