11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Kosova po humb shansin historik që gjatë presidencës Biden të arrijë një marrëveshje me Serbinë

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me procesin e dialogut Kosovë -Serbi.

Ai ka theksuar se qasja e Kosovës në dialog me Serbinë po lëvizë në rreth të mbyllur dhe jo drejt qëllimit final – marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

“Përzgjedhja e temave teknike me përfitime populiste, kanë zëvendësuar dialogun nga një platformë për normalizim ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në temë të menaxhimit të krizës! Kjo qasje është vetëm në interes të Serbisë, që çdo herë synon ta mbajë Kosovën larg nga marrëveshja e madhe, e të përqëndruar në kriza të vogla”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti dikur thoshte që Kosova duhet të jetë palë e barabartë në tavolinë, dhe jo në meny, por ai, sipas tij, e ka bërë Kosovën temë në menynë e menaxhimit të krizave ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit