Kosova pjesë e procesit të Peer Review të ENCASIA (BE) për sigurinë e aviacionit

- Advertisement -

 

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor, zhvilloi procesin e Peer Review nga Bashkimi Evropian në fushën e hetimit të aksidenteve ajrore, përmes panelit të Rrjetit Evropian të Autoriteteve për Hetimin e Sigurisë në Aviacionin Civil – ENCASIA.

Paneli i ENCASIA-s që qëndroi në Kosovë ishte i udhëhequr nga Italia, ndërsa anëtarët tjerë të delegacionit ishin nga Franca, Holanda, Luksemburgu

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor, zhvilloi procesin e Peer Review nga Bashkimi Evropian në fushën e hetimit të aksidenteve ajrore, përmes panelit të Rrjetit Evropian të Autoriteteve për Hetimin e Sigurisë në Aviacionin Civil – ENCASIA.

 

Paneli i ENCASIA-s që qëndroi në Kosovë ishte i udhëhequr nga Italia, ndërsa anëtarët tjerë të delegacionit ishin nga Franca, Holanda, Luksemburgu dhe Islanda.

Republika e Kosovës është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor pjesë e ENCASIA-s.

 

ENCASIA përbëhet nga autoritetet e hetimit të aksidenteve ajrore të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shteteve me status vëzhgues: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Kosova. Procesi i Peer Review për sigurinë e aviacionit zhvillohet për të gjitha shtetet anëtare, sipas standardeve dhe metodologjisë së BE-së.

 

Të ngjashme

Të fundit