Delegacioni i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, e cila po mbahet në stadiumin “Erasmo Iacovone” në Taranto të Italisë.
Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte.
Për herë të parë, Kosova do të marrë pjesë edhe në katër sporte ekipore: futboll, hendboll, volejboll dhe basketboll.
Ceremonia e hapjes shënon nisjen zyrtare të garave, të cilat do të zhvillohen deri më 3 shtator.
Pas parakalimit, sportistët kosovarë do t’u drejtohen garave, me synimin për të arritur rezultate sa më të mira në disiplinat përkatëse.






