Vlora Çitaku, kandidate për deputete nga PDK-ja, tha se vendi ndodhet në “krizë politike, institucionale, energjetike, krizë të çmimeve dhe në krizë të thellë morale e krizë të shpresës”.
Çitaku në Pressing në T7 tha se në vitin 2026 shumica e të rinjve nuk e e shohim të ardhmen në Kosovë, “ambicia e tyre është të dalin jashtë Kosovës”, tha ajo. Duke shtuar se “Kosova pa njerëz nuk i duhet asnjë kryeministri”.
“Kurti ka menaxhuar 20 miliard euro taksa të qytetarëve të Kosovës e unë nuk mund ta përmend as edhe një projekt të vetëm që e ka nisë dhe përfundu kjo qeveri”, u shpreh Çitaku.
Video:






