Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar djelmoshat tanë për fitoren e shënuar në “Fadil Vokrri” ndaj Qipros.
Ai ka shkruar në “Instagram” se kombëtarja jonë e vazhdon serinë e fitoreve në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” me një fitore spektakulare 3:0 ndaj Qipros, duke ecur me vendosmëri drejt suksesit në Ligën e Kombeve.
“Një falënderim i veçantë për futbollistët tanë për luftën dhe përkushtimin e treguar në fushë, si dhe për stafin e kombëtares që përgatitën ekipin në mënyrën më të mirë për dy sfidat e tetorit. Falënderoj të gjithë spekatorët që mbushën stadiumin dhe u bënë lojtari i 12-të në këtë fitore të rëndësishme! Sytë tanimë i kemi drejt muajit nëntor, të frymëzuar dhe me besim të plotë për të arritur dy fitore të tjera. Forca Kosovë!”, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.