22.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Kosova kërkon t’i mbajë gjallë shpresat për Evropian

- Advertisement -

Kosova sot do të luajë ndeshjen e radhës kundër Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

“Dardanëve” iu duhen tre pikë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionat Evropian.

Kombëtarja po ashtu ka mungesa të shumta, Vedat Muriqi, i cili u lëndua ndaj Izraelit, derisa Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova nuk janë pjesë e këtij grumbullimi.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

Kosova i bëri një nderë të madh Zvicrës e Rumanisë, duke e mposhtur Izraelin, por, “Helvetikët” nuk e shfrytëzuan dhe u ndalën në një barazim 1:1 nga skuadra aziatike.

Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Për tu kualifikuar skuadra e Primozh Glihas duhet ta mposht Zvicrën dhe të shpresoj që Rumania do të marr pikë ndaj Izraelit dhe të triumfojë kundër Xhakës e Shaqirit.

Kosova gjithashtu duhet të fitojë sot, si dhe kundër Bjellorusinë të martën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit