19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kosova dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik, Çeku: Moment krenarie 

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Kosova ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik me Francën.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Çeku, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kjo marrëveshje është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës.

Tutje ai ka thënë se ky është një moment krenarie, duke uruar kështu komunitetin e filmit.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka thënë Çeku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit