28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kontrolle të rrepta në Burgun e Sigurisë së Lartë

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në Burgun e Sigurisë së Lartë janë bërë kontrolle të rrepta ndaj personave të burgosur si dhe kontrolle të rregullta dhe të papritura në të gjitha pjesët e burgut, duke përfshirë qelitë, ambientet e përbashkëta dhe zonat e jashtme.

“Ky plan synon të forcojë masat e sigurisë dhe të sigurojë që të gjitha veprimtaritë brenda institucioneve korrektuese të zhvillohen në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

Plani Operativ ka përfshier kontrolle të rregullta dhe të papritura në të gjitha pjesët e burgut, duke përfshirë qelitë, ambientet e përbashkëta dhe zonat e jashtme, si dhe kontrolle të rrepta ndaj personave të burgosur për të parandaluar dhe zbuluar çdo aktivitet të paligjshëm.” – thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollës, policia gjeti diçka të paligjshme.

“Gjatë kontrollës, në Pavijonin 1, në hapsirat e përbashkëta të cilat shfrytëzimohen nga të burgosurit gjegjesishtë në banjo të përbashkëta, në mënyrë të kamofluar është gjetur një telefon mobil i tipit Samsung. Kontrabanda e gjetur është konfiskua dhe vendosur në zyrën e sigurisë.”.

Lidhur me këtë rast SHKK njofton se do të formojmë një komision të brendshëm hetimor sipas procedurave, i cili do të trajtoj rastin në detaje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.” – thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit