30.1 C
New York
Saturday, June 22, 2024

Buy now

Humolli: Ka mjaft arsye që të shkarkohet Qeveria, ka dështuar në raport me premtimet e dhëna gjatë fushatës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë ketër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Krasniqi në vazhdimësi iu ka bërë thirrje, gjatë ditëve të fundit, partive opozitare LDK dhe AAK që t’i bashkojnë votat për shpërbërjen e Kuvendit por përgjigja e tyre deri tani është jo me arsyetimin se kryeminsitri Kurti duhet të japë dorëheqjen.

Po pse po hezitojnë LDK dhe AAK t’i japin votat për shpërbërjen e Kuvendit?

Në lidhje me këtë ka folur edhe ish deputeti Fatmir Humolli, ku thotë se aktualisht kemi një Kuvend funksional dhe nuk ka arsye të shpërbëhet, por thotë se ka mjaft arsye që të shkarkohet Qeveria e cila ka dështuar në raport me premtimet e dhëna gjatë fushatës.

“Ka dallim shpërbërja e Kuvendit me shkarkimin e Qeverisë. Aktualisht ne kemi një Kuvend funksional dhe nuk ka arsye të shpërbëhet, ndërsa ka mjaft arsye që të shkarkohet Qeveria e cila ka dështuar në raport me premtimet e dhëna gjatë fushatës”, tha ai.

Sa i përket AAK dhe LDK, ai thotë se tani janë më të saktë në kalkulime dhe shihet se kanë më shumë përvojë politike.

“Sa i përket AAK-së dhe LDK-së, janë më të saktë në kalkukime dhe shihet që kanë përvoj politike, në Aleancë funksionon akoma një gjeneratë e sprovuar bukur shumë, ndërsa në LDK duket se ekziston lidhja e gjeneratave dhe rrjedhimisht përcillet edhe përvoja”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit