8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kontratat njëburimore, Deda: Po të ishte VV në opozitë s’do të kalonte lehtë – zgjedhjet po vijnë, të gjithë paguajnë koston

- Advertisement -

Ish deputeti Ilir Deda, njëherësh njohës i çështjeve politike ka folur dhe për punën e qeverisë Kurti, sidomos sa i përket luftimit të krimit e korrupsionit.

Ai thotë se qeveria e ka bërë punën e saj duke bërë kallëzime penale e duke dërguar në Prokurori dosje ku kanë gjetur veprime korruptive.

“Po tash duhet me iu kthye shifrave, për të parë se sa janë rritur rrogat, pensionet, sa është rritur numri i të punësuarve, cili është numri i sukseseve të Kosovës, a ka me të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në masën që është premtuar me këtë lloj politike. Ajo çka kemi parë është që qeveria e ka bërë atë që i përket asaj, ka bërë kallëzime penale, ka dërguar dosje në Prokurori, për atë pjesë që ata thonë se kanë gjetur veprime korruptive. Për krim të organizuar nuk kam informata ose nuk kam parë”, thotë ai.

Deda përmend kontratat njëburimore dhe hezitimin e VV-së për të themeluar komision hetimor për to, për çka thotë se i vjen keq, pasi kur kanë qenë në opozitë kanë qenë nismëtar të këtyre komisioneve.

“E tash në këtë moment që po bisedojmë është fakti i 780 kontratave njëburimore, 240 milionë euro, kjo është shumë problematike. Ne në atë kohë sa herë që ka pasur kontrata njëburimore, kemi dyshuar dhe kemi qenë të zëshëm, kemi thënë që nuk është rregull dhe që nuk mund të ketë korrupsion, unë tash kam probleme këto kontrata, kjo shifër, të shohim a do të bëhet ky komision hetimor parlamentar dhe a do të funksionojë, a do jetë ky kuvend apo do të shpërbëhet shpejt dhe të shkohet në zgjedhje siç po duket. Mua po më vjen keq në këtë aspekt. Unë kam qenë në shumë komisione të tilla parlamentare dhe iniciues në shumë të tillë, ne kemi thënë gjithmonë që qeveria e cila ikën nga themelimi i komisioneve parlamentare është qeveri e cila ka frikë nga e vërteta. Opozita, shoqëria civile në përgjithësi parimisht e kemi pasur atë parim dhe nëse në ditët e sotme i sheh komisionet hetimore jofunksionale, i sheh shumicën duke lëshuar sallën e Kuvendit atëherë ku është ndryshimi sa i përket parlamentarizmit në Kosovë. Unë kam qenë besimtar shumë i madh në parlamentarizëm dhe funksionim të mirëfilltë të Kuvendit të shtetit tonë. Nuk po shoh progres në atë”, vlerëson ish deputeti.

Por, pse po ikën VV nga ky komision?

Deda potencon se po të ishte VV sot në opozitë dhe të ishte një situatë me kontrata të tilla, nuk do të kalonte lehtë, por që shton se zgjedhjet po vijnë dhe të gjithë e paguajnë koston e veprimeve të tyre.

“Nuk e di, shumë shkurt jam në Kosovë për të ditur pse po ndodh, çka po i shtynë t’i bëjnë këto. Unë do të prisja më shumë që brenda tyre të ketë një diskutim pse po i bëjnë gjërat që i kanë bërë qeveritë e kaluara. Ndryshimi nuk është vetëm të thuash unë jam ndryshimi por edhe pra, andaj sa i përket Kuvendit të Kosovës, duhet ta shohim në vepër, nuk është vetëm ikja por edhe sabotimi i punës të themelimit të komisioneve hetimore. Pse bëhet kjo? Unë e di çka kishim bë ne po të kishim qenë sot në opozitë. Nuk do të kalonte aq lehtë, por vijnë zgjedhjet e ardhshme dhe gjithkush e paguan koston e veprimit ose të mos veprimit”, thekson analisti.

Ai ka folur dhe për opozitën dhe atë që po bëjnë partitë opozitare, teksa potencon se e kanë kryer rolin e tyre opozitar dhe s’kanë ç’të bëjnë më shumë.

“Nëse e sheh LDK-në dhe PDK-në sot ato kanë kaluar një proces të rëndë të rikonsolidimit pas shkurtit 2021 dhe me numrat që i kanë në Kuvend ata s’kanë çka bëjnë më shumë përpos komisioneve hetimore parlamentare dhe dërgimit të vendimeve diskutabile në Gjykatë Kushtetuese dhe në këtë aspekt e kanë kryer rolin e tyre opozitar. E tash nëse është pritja që të ketë protesta e opozitarizëm të llojit që e ka pasur VV, është pritje e gabuar. Unë mendoj se një opozitë me numra siç është e sotmja është duke i bërë të gjitha ato që mund t’i bëjë, nuk kanë çka bëjnë më shumë sepse po kalojnë në rikonsolidim të brendshëm, reformë të brendshme të vazhdueshme dhe duke u munduar të gjinden në një situatë të re, të një fryme gjithëpopullore që është tjetër edhe si të jenë atraktiv që të jenë alternativë e qeverisë së sotme”, thotë ish deputeti.

Sipas tij, nuk ka qenë e lehtë as për Abdixhikun e as për Krasniqin që t’i marrin LDK-në e PDK-në në atë kohë.

“Ajo nuk është e lehtë, për Lumirin nuk besoj që ka qenë e lehtë ta marrë LDK-në me 11 për qind e as për Memlin i cili…PDK prapë është shumë e hendikepuar duke e marrë parasysh që i ka ish udhëheqësit  në Hagë dhe më shumë se kaq s’kanë mundur të bëjnë por s’mund të themi se s’kanë bërë asgjë. Ata e kanë kryer rolin e vet me instrumentet që i kanë në kontekstin e stabilizimit dhe dëshirës për rritje të partive të tyre”, shprehet Ilir Deda./Gazeta Blic/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit