Konstituimi, president apo zgjedhje? Flet Kadri Kryeziu

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur për hapat e mëtejmë që duhen ndjekur për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se brenda 30 ditësh presidentja duhet të thërrasë seancën për të konstituuar parlamentin – nëse nuk arrihet konstituimi, atëherë shkohet sërish në zgjedhje.

“E konsideroj se KQZ-ja ka punuar fort mirë edhe zgjedhjet kanë qenë në nivel evropian. Tash ato duhet të numërohen dhe numërimi përfundimtar kur të jetë, atëherë presidentja ka për detyrë Brenda 30 ditësh ta thërrasë seancën – konstituimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu në Edicionin special të Klan Kosovës.

“Tash e kemi edhe një ndihmesë nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka paraparë me një vendim, mes tjerash, që konstituimi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë, domethanë, detyrimisht brenda 30 ditësh duhet të konstituohet parlamenti për çdo eventualitet”.

“Nëse jo, atëherë shkohet në zgjedhje, dhe pastaj krijohet Qeveria…përsëri presidenti në detyrë duhet ta nominojë mandatarin që Brenda 60 ditësh të konstituohet edhe Qeveria e më vonë edhe presidenti i Republikës”.

 

Të ngjashme

Të fundit