12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Konsideroi çmenduri luftën në Ukrainë, manjati rus detyrohet të shesë aksionet e bankës së tij

- Advertisement -

Dy javë më parë, manjati rus Oleg Yuryevich Tinkov e cilësoi luftën në Ukrainë si një çmenduri, me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram. Në një intervistë për New York Times ai tregon se si u hakmor presidenti rus Vladimir Putin ndaj tij.

Sipërmarrësi i pavarur nga Kremlini thotë ndër të tjera se ka kuptuar se Rusia nuk ekziston më si shtet. Duke parë se Instagrami nuk mjaftonte më për të thënë mendimin e tij ai vendosi të flasë për të përditshmen amerikane.

Pasi e cilësoi një çmenduri luftën në Ukrainë, ai u detyrua të dorëzojë aksionet që kishte të Tinkoff Bank -e themeluar nga ai vetë- tek Vladimir Potani, oligark besnik i Putin dhe njeriu i dytë më i pasur i Rusisë.

Një transaksion për një vlerë prej 2.4 miliard dollarësh. Tinkov shprehet se nuk pati mundësi të diskutonte për çmimin pasi mbahej peng dhe u detyrua të merrte atë që i ofruan. Sipërmarrësi pretendon se ka marrë vetëm 3% të vlerës së tregut të aksioneve të saj.

Ai theksoi se e kishte kuptuar menjëherë se regjimi i Putin ishte diçka negative, por sigurisht nuk e kishte idenë se ngjarjet do të zhvilloheshin në një katastrofë. Kjo është hera e parë që manjati rus vendos të flasë për mediat që nga 24 shkurti, dita e pushtimit. Tinkov flet nga një vend që nuk pranoi ta zbulonte për arsye sigurie.

Ai pranoi se ka marrë truproje pasi disa miq të tij në kontakt me shërbimet sekrete ruse i thanë se duhej të frikësohej për sigurinë e tij. Në moshën 54 vjeçare, pasi i mbijetoi leucemisë, tashmë po përballet me Kremlinin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit