Ministria e Mbrojtjes para disa javësh ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërkaq listat e të cilës janë publikuar sot nga po e njejta Ministri.
E lidhur me këtë, ka reaguar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto lista po shpërdorohen gjersa ka shtuar se po kryesojnë militantë të Lëvizjes VetëVendosje.
Postimi i plotë:
Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force. Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, nga nr. 44 që sipas shpalljes duhet të kenë përvojë 15 vjeçare. Aty në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme rekrutohen militantë të VV-së.