Konjufca takon shefen e zyrës greke, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Greqi

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për rëndësinë e mbështetjes greke në rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Në përfundim, Konjufca i uroi ambasadores Vakali suksese në angazhimet e saj të ardhshme, duke shprehur vlerësimin për kontributin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Të ngjashme

Të fundit