8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Konjufca takon ambasadoren e re të Holandës, flasin për lehtësimin e çështjeve të diasporës

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit  të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se ndër të tjera në takim u fol edhe për stabilitetit dhe ndërveprimit për lehtësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën.

“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren për vizitën, duke e uruar për detyrën e re. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e Holandës ndaj Kosovës nëpër etapa të ndryshme, si dhe e vlerësoi mbështetjen e shtetit holandez ndaj vendit tonë që prek shumë sfera, duke përfshirë edhe atë të integrimeve. Sipas tij, është tejet e nevojshme që kjo mbështetje të vazhdojë”.

“Në takim u diskutuan edhe çështje të aktualitetit, ku kryetari Konjufca theksoi se mbështetja e Holandës është shumë e nevojshme dhe e mirëpritur në lidhje me sfidat e ndryshme që kemi përpara, përfshirë edhe ato të zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik, të stabilitetit dhe ndërveprimit për lehtësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën”, thuhet në komunikatë.

Tutje, aty thuhet se bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin midis dy vendeve tona, si dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale në të gjitha fushat.

“Ambasadorja Karin Boven e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj të plotë të bashkëpunimit, të bazuar në interesat e përbashkëta dhe në vlerat evropiane, të cilat i ndajmë. Ajo u shpreh se mbështetja e Holandës në drejtim të Kosovës do të vijojë edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit