Konjufca për emërimet në ambasada: Ata m’i sjellin, unë i nënshkruaj

- Advertisement -

Kryediplomati Glauk Konjufca ka dhënë një përgjigje befasuese kur është pyetur për emërimet e personave të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.

Konjufca, i cili drejton Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se nuk merret me emra të veçantë dhe se roli i tij është vetëm t’i nënshkruajë emërimet që i propozohen nga komisioni profesional.

“Nuk merrem me emra të veçantë. I kemi bërë 54 lëvizje në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtu është një komision profesional që e kemi caktuar, përbëhet edhe prej ambasadorëve. Unë nuk merrem me emra. Ata vetëm m’i sjellin, unë i nënshkruaj”, ka thënë Konjufca.

Ndër emërimet për të cilat është pyetur ministri janë edhe këto:

  • Rina Dragidella (Uashington, SHBA): Mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
  • Kaltrina Dalipi (Berlin, Gjermani): Vajza e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.
  • Lumturie Lipoveci (Hagë, Holandë): Tezja e deputetes së VV-së, Krenare Qerkini.
  • Njazi Ajvazi (Kopenhagë, Danimarkë): Ish-anëtar i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë.

Të ngjashme

Të fundit